Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Depo të fishekzjarrëve pranë Elin Pelin në Fushën e Sofjes u dogjën

Foto: Aleksandra Nikova

Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat përreth oshpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. U urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Elin Pelin, i cili ndodhet më afër vendit të aksidentit. U ndërprenë furnizimi me gaz dhe energjia elektrike. Në zonë ka një prani të shtuar të policisë, ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe një stacion lëvizës për të matur pastërtinë e ajrit.

Sipas ekspertëve, shpërthimi ndodhi në magazinat e një kompanie që merret me produkte piroteknike. Ministri i brendshëm Kalin Stojanov shpjegoi se kompania ka gjashtë depo të cilat janë plot me lëndë piroteknike. Rreth 500 metra larg shpërthimeve, një fragment ra në një magazinë të një zinxhiri të madh ushqimor, i cili gjithashtu mori flakë, shtoi Stojanov. Sipas të dhënave paraprake, një nga magazinat ku shpërtheu zjarri përmbante dy ton ekuivalent tritol.

Në vendin e ngjarjes u dërgua personel ushtarak me katër transportues uji nga Stacioni Mobile i Komunikimit – Gorna Malina, si dhe personeli ushtarak me dy ujë-mbartës nga formacioni në Negushevo, nga Komanda për Mbështetjen Logjistike.

Një modul i specializuar për veprim në rast aksidentesh industriale u përgatit edhe nga Formacioni Ushtarak në Musaçevo, pjesë e Forcave Tokësore.Formacioni ka pesë auto-stacione që do të përdoren, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Kufizohet përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën III-105 nga Elin Pelin deri në stacionin Elin Pelin. Linja hekurudhore në zonë është gjithashtu e mbyllur për kalimin e trenave, nuk ka ndryshim në fluturimet në aeroportin e Sofjes, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..

botuar më 25-04-02 3.22.MD

Bullgaria dëshiron që ishulli "Shën Kiriku dhe Julita" të bëhet pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s

Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me..

botuar më 25-04-02 2.31.MD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov për votën e mosbesimit: Jemi shumë më të qëndrueshëm për të mos u mashtruar nga motivet e debateve

Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..

botuar më 25-04-02 1.46.MD