Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Foto: pixabay

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit në Sofje në muajt mars, prill, maj, qershor, shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor 2025. Kohëzgjatja e tyre është nga 2 deri në 4 javë. Mund të aplikojnë përkthyes letrarë nga bullgarishtja në gjuhët e programit të BE-së “Evropa Krijuese”. Projekti Archipelagos synon të zbulojë diversitetin e historive letrare në Evropë duke mbështetur përkthyesit letrarë për të zbuluar zëra të rinj nga gjuhët "e vogla". Ai menaxhohet nga Atlas (Francë), në partneritet me 11 organizata evropiane. Projekti është bashkëfinancuar nga programi “Evropa Krijuese” të Bashkimit Evropian dhe nga Fondi Kombëtar “Kultura”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e shtatë “Erasmus+” mbledh në vendin tonë mësues bullgarë nga 11 shtete

Ndërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit është në fokus të javës së shtatë me radhë Ndërkombëtare “Erasmus+”, e organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij” në ndihmë të shkollave bullgarisht të së dielave jashtë vendit...

botuar më 25-07-02 3.15.MD

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve..

botuar më 25-07-02 2.09.MD

INSAIT dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets do të punojnë së bashku në fushën e inteligjencës artificiale

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" fillon një program të përbashkët me Laboratorin për Inteligjencë Artificiale të Institutit të Teknologjisë në..

botuar më 25-07-02 4.55.PD