Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët - në Lojërat Olimpike

Boksieri Boris Georgiev-Mokata, 1952.
Foto: Presfoto-BTA (arkiv)

Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me përjashtim të Lojërave të Tokios 2021, të cilat ishin të shënuara nga pandemia Covid-19, Bullgaria për herë të fundit kishte më pak atletë në Lojërat Olimpike të Melburnit në vitin 1952, kur dërguam 43 sportistë.

Nga fillimi i Lojërave Olimpike, Bullgaria ka fituar gjithsej 224 medalje. Më së shumti janë medaljet e argjendta - 88, medaljet e bronzta - 82, dhe medaljet e arta - 54, gjë që na rendit në vendin e 21-të për sa i përket medaljeve të fituara olimpike.

Më e suksesshmja për Bullgarinë ishte Olimpiada e bojkotuar nga Perëndimi në Moskë në vitin 1980, kur fituam gjithsej 41 medalje. Në edicionet e lojërave deri në vitin 1952, Bullgaria nuk fitoi asnjë medalje. Vendi ynë nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike midis viteve 1900-1920, si dhe në edicionet e viteve 1932 dhe 1948. Medalja e parë për vendin ishte e bronztë dhe u fitua në vitin 1952 nga boksieri Boris Georgiev-Mokata.

Është e rëndësishme të kujtojmë se Bullgaria ishte një nga 14 vendet pjesëmarrëse në Olimpiadën e parë Verore 128 vjet më parë.

Në Lojërat Olimpike në Paris, Bullgaria merr pjesë me nga tre sportistë në badminton dhe peshëngritje, pesë në boks, gjashtë në mundje, nga dy në kanotazh, xhudo, gjimnastikë dhe qitje sportive, nga një në kanoe, taekwondo, tenis dhe skermë, pesë në atletikë, katër bullgarë në not dhe shtatë në gjimnastikë ritmike. Të gjithëve - fat të mirë!!!

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Notit

Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..

botuar më 25-06-27 9.31.PD

Fillon regata ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race

Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..

botuar më 25-06-26 5.10.PD
Ansambli i vajzave

Bullgaria përfundon me më shumë medalje në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të Reja në Sofje

Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën..

botuar më 25-06-24 9.59.PD