Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris.
“E gjithë bota e krishterë ishte e shqetësuar, e joshur dhe e ofenduar nga performanca në hapjen e Lojërave të XXXIII Olimpike Verore në Francë. Imazhet artistike të paraqitura - pavarësisht nga motivet e deklaruara nga organizatorët - bien ndesh dhe janë krejtësisht të papajtueshme me moralin e krishterë ungjillor, me jetën shpirtërore të krishterë, por edhe me arsyen e shëndoshë, me të drejtat natyrore të njeriut, me kriteret estetike shekullore evropiane, si dhe me idealin klasik të bukurisë - një mendje e shëndoshë në një trup të shëndetshëm, të ngulitur në idenë e Lojërave Olimpike", thuhet në faqen e internetit të Sinodit.
"Rruga e popullit tonë është rruga evropiane, por ne jemi për një Evropë të krishterë që respekton dhe nderon historinë dhe rrënjët e saj", thuhet gjithashtu në pozitën e Sinodit të Shenjtë.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..