Takimi i parë i organizuar nga “Ka  një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie  më mandatin e tretë përfundoi me dështim. Nga gjashtë të ftuarit nga grupi i  shpërbërë i “Veliçie”, i afërt me themeluesin e partisë Ivelin Mihaijlov, erdhi  vetëm një deputete - Krasimira Katinçarova. Ajo e vuri si kusht – mbështetjen e  idesë së tyre që Termocentrali Bërthamor “Belene” të ndërtohet nga Ukraina, por  “Ka një popull të tillë” e cilësoi kërkesën si të paplotësueshme. Ndërkohë, tre  nga formacionet kryesore parlamentare konfirmuan qëndrimin e tyre se nuk do të  mbështesin një kabinet me mandat të ITN-së. Denica Saçeva nga GERB-SDS komentoi  se është mirë që të mbahen takime që janë bazë për Kuvendin e ardhshëm Popullor.  Skepticizëm u shpreh edhe PP-DB, ndërsa DPS-ja e udhëhequr nga Deljan Peevski edhe  një herë shprehu qëndrimin e saj se mandati i tretë duhet të kthehet menjëherë.
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..