Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi ministri i kulturës Najden Todorov zhvilloi takime me delegatë nga vende të ndryshme, në të cilat u konstatua qëndrim pozitiv përkrahës.
Kandidimi ka marrë mbështetje të parezervë edhe nga partitë parlamentare në vendin tonë, tha Todorov. Më 30 korrik, qeveria miratoi kandidaturën e Prof. Dr. Nikollaj Nenov për kryetar të sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në periudhën qershor – korrik 2025. Ai është profesor i muzeologjisë dhe etnologjisë dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Hera e fundit që vendi priti një forum të nivelit të lartë të UNESCO-s ishte në vitin 1985, kur në Sofje u organizua sesioni i Konferencës së Përgjithshme të organizatës.Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..
Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..