Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore po vendosin masa të forta kundër hyrjes së murtajës së ripërtypësve të vegjël në Bullgari. Veprimet parandaluese janë për shkak të përkeqësimit të situatës epizootike në Rumani dhe Greqi, u bë e qartë në një takim online të institucioneve me përfaqësues të shoqatave të mbarështimit të kafshëve. Masat përfshijnë rritjen e kontrollit të çdo ngarkese të kafshëve të gjalla nga vendet e prekura, embargo, ekzaminime klinike dhe marrjen e mostrave. Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëzit, por është jashtëzakonisht ngjitëse për delet dhe dhitë dhe shkakton humbje të mëdha ekonomike. Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis kafshëve, përmes ushqimit të kontaminuar nga virusi, përdorimit të pajisjeve dhe automjeteve. Ekspozitat dhe tregjet e blegtorisë janë gjithashtu të ndaluara përkohësisht, raporton BTA.
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..