Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së festivalit, Dr. Tatjana Ilieva, "Energjia e malit madhështor Rilla dhe muzika e interpretuesve të preferuar të xhazit bullgar dhe të huaj ndërthuren në një tërësi dhe krijojnë një ndjenjë lirie dhe fuqie".
Gjashtë ditët e festivalit do të japin një skenë për muzikantë dhe formacione nga mbi dhjetë vende, të prezantuara në tre koncerte çdo natë. Pas tyre, festa do të vijojë me koncerte tradicionale “Jam Sesion”. Ndër veprimtaritë e tjera në kuadër të Xhaz Festivalit në Borovec, ka ekspozita, takime me shkrimtarë, një akademi verore xhaz për fëmijë etj. Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është partnere mediatike e festivalit.
Më 2 gusht, Big Bendi i BNR-së me solistë Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova do të hapë edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Vasill Petrov është mysafir i shpeshtë i koncerteve të Big Bend-it, regjistrimet e të cilave ruhen në Fonotekën e BNR-së. Prej tyre ju ofrojmë të dëgjoni "Ndoshta". Kënga është me tekst të Arkimandritit Serafim, muzika është nga vetë këngëtari. Aranzhimin e bëri Angell Zaberski - biri, i cili dirigjon orkestrën e BNR-së në këtë këngë.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv, doctorjazzfest.com
Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha. Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të..