"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e një libri për problemet e njerëzve mbipeshë. Së fundmi ajo ishte mysafire në studion e programit “Horizont” të BNR, ku tha se ka bërë si mision të saj të tregojë për personat me peshë problematike – si jetojnë dhe si luftojnë me kilogramët e tepërt.
"Njeriu duhet të mësohet në familjen e tij se si të hajë, si të lëvizë dhe të jetë aktiv, të rregullojë jetën e tij në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe të shmangë obezitetin. Duhet edukim shëndetësor për këtë temë" - thotë ajo.
Vite më parë, Desisllava Hristozova ka provuar të gjitha llojet e dietave derisa ka arritur peshën kufi dhe është bërë e varur nga ushqimi. Ajo gjithashtu është themeluese e fondacionit të saj për parandalimin e obezitetit te bullgarët.
Desisllava Hristozova e quajti atë "Desi, ku je?", pasi dëshiron të gjejë më shumë njerëz me problemin e saj, me të cilët mund të shëtitin në shtigjet malore të malit Vitosha afër Sofjes. Desisllava Hristozova ka qenë 151 kg, por me më shumë aktivitet fizik ka arritur të humbasë mbi 20 kg. Tani ajo dëshiron t'ua përcjellë të tjerëve përvojën e saj, por edhe t'u tregojë të gjithëve se për problemet e të rinjve dhe të rriturve me mbipeshë duhet folur shumë më tepër, sepse prek një pjesë shumë të madhe të shoqërisë sonë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaShkencëtarë zbuluan kocka të reja të dinozaurëve dhe kafshëve të tjera kurrizore pranë qytetit Trën, në Bullgarinë Perëndimore. Zbulimi u bë gjatë Ekspeditës së Tetë Paleontologjike të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pranë Akademisë..
Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona përmes një fushate të organizuar nga WWF-Bullgaria, njoftoi organizata për mbrojtjen e natyrës, e..
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut..
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të..
Shkencëtarë zbuluan kocka të reja të dinozaurëve dhe kafshëve të tjera kurrizore pranë qytetit Trën, në Bullgarinë Perëndimore. Zbulimi u bë gjatë..
Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona..