Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit shkaktoi shqetësime në sallën plenare.
Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Atanas Atanasov kujtoi ligjin e miratuar në vitin 2000, i cili e shpalli kriminel regjimin komunist. Deputetët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) të udhëhequr nga kryetari i grupit të saj parlamentar, Borisllav Gucanov, e rrethuan deputetin, duke e ndërprerë atë dhe mbledhja u ndërpre përkohësisht.
“Demokracia do të thotë të jesh tolerant ndaj kundërshtarit”, komentoi Atanas Atanasov. Sipas tij, qytetarët duhet të kenë një vlerësim për atë që ndodhi gjatë 45 viteve, kur u rrënuan fatet, u dhanë mbi 2000 dënime me vdekje dhe u vendos një regjim totalitar me një njeri. Ai i bëri thirrje GERB-SDS që të mos e përkrahin kryeministrin Dimitër Gllavçev, i cili ishte deputet dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare nga grupi i tyre parlamentar.
Kreu i GERB-it Bojko Borisov tha nga ana e vet se kryeministri dhe ministri i kulturës duhet të ndryshojnë menjëherë vendimin e tyre. “Në të njëjtën kohë desha që Gjen. Atanasov të dallohet nga nipërit e Sigurimit të Shtetit, që e menaxhojnë Sofjen, sepse nëse nuk e bën, do të duket si një arshin të dyfishtë”, shtoi ai.Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga..
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në..