Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim.
Ditën e martë vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e ndjeshme pasdite në Bullgarinë Lindore dhenë malet, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Dukuritë atmosferike do të jenë më intensive në rajonet verilindore. Era në të gjithë vendin, më së voni në zonat ekstreme lindore do të jetë e orientuar nga veriperëndimi dhe do të forcohet deri në mesatare, në fushën e Danubit dhe në Lludogorie - përkohësisht e fortë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29° dhe 34°, në Sofje rreth 29°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell para mesditës. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu dhe bubullima në shumë vende. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, në mbrëmje do të jetë me orientim nga veriu-veriperëndimi dhe do të rritet deri në mesatare.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar në orët e pasdites, vende-vende do të ketë reshje shiu, mund të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.
Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra – rreth 16°.Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Mbështetja për GERB është 26.0%. Lideri i partisë Bojko Borisov ka besimin më të lartë midis politikanëve me 24.4%, por gjithashtu mosbesim të konsiderueshëm me 49.4%, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë “Alpha Research” të kryer nga 15 deri..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..