Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e jetesës, kursimet e kërkuara për të jetuar në pension.
"Moneypenny" krahason 50 qytetet më të populluara në BE, duke marrë parasysh moshën e daljes në pension, çmimin mesatar të qirasë, hapësirën e lirë në dispozicion, aksesin në shërbimet shëndetësore, numrin e palestrave, kafeneve etj. Kështu, kryeqyteti i Bullgarisë është në vendin e parë në renditje.
Mosha mesatare e daljes në pension në Sofje është më e ulëta. Qyteti është një mundësi e shkëlqyer për pensionistët që duan të zgjasin kursimet e tyre me kalimin e kohës. Paratë minimale për një jetë komode janë 148 590 euro. Në qytetet e tjera, shuma është dyfish. Budapesti është në vendin e dytë në renditje, i ndjekur nga Zagrebi, Bukureshti dhe Roma.
“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..
Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..
Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..