Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe besëtytnitë më interesante. Dashamirët e detit dhe sekreteve të tij të thella mund të shohin certifikatat origjinale të lindjes në bordin e një anijeje dhe të një martese të lidhur në det, si dhe qafat e shisheve ceremoniale të shampanjës të thyera gjatë lëshimit dhe pagëzimit të anijeve bullgare.
Një vend i veçantë i kushtohet besimeve dhe legjendave të detit, duke përfshirë atë që zogjtë e detit nuk duhen vrarë sepse ata banohen nga shpirtrat e marinarëve të vdekur.
“Një nga faktet e panjohura për historinë detare vendase është prania e piratëve në bregun verior të Detit të Zi që nga kohërat e lashta. Aq më pak dihet se edhe banorët e bregdetit merreshin me pirateri”, thotë Mariana Krësteva, drejtoreshë e Muzeut.
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BGNES, Radio Varna/Valeri VelikovPresidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e Varshavës që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë 3% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla Xhurashkoviç, i vunë një rruge në qytet emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov . Historia..
Në rast se ka zgjedhje parlamentare në maj, forca politike kryesore do të jetë përsëri GERB, me 21.9% mbështetje. E dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), me 14.9%, sipas një sondazhi përfaqësues nga agjencia "Market..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..