Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Dy ngjarje në shkallë të gjerë tërheqin vëmendjen në rajon në ditët e fundit të gushtit

7
Foto: Ilijan Stojçev

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane. Ideja është që vizitori i cili është ne qytetin veriperëndimor për herë të parë të marrë një përfytyrim të përgjithshëm të historisë, kulturës dhe mundësive të turizmit dhe më pas të vizitojë vetë objektet e veçanta. Udhëtimet falas organizohen nga platforma Open Vratsa me mbështetjen e Bashkisë dhe Qendrës së Informacionit Turistik.

Hristo Hristov

"Turni falas zhvillohet me guidët tanë tashmë dy muaj çdo të shtunë nga ora 11:00 dhe 14:00. Por me një kërkesë paraprake dhe po të ketë më shumë se 5 persona, ne mund të organizojmë turneun edhe gjatë javës" – tha për Radio Bullgarinë Hristo Hristov, menaxher i fondacionit “Hapi Vracën” dhe shtoi:

"Turi turistik i "Hapi Vracën" ka një itinerar thuajse rrethor. Fillon nga Qendra e Informacionit Turistik, e vendosur në zemër të zonës së këmbësorëve. Fillojmë me një histori për zonën tonë pedonale, e cila ka ruajtur frymën e saj të lashtë. Prej aty arrijmë në ndërtesën e Muzeut Historik Rajonal.


Që nga viti i kaluar, ne kemi një sallë të re ekspozuese "Thesaret e Vracës" me gjetje nga Antikiteti e gjer te Rilindja, duke përfshirë edhe Thesarin e Rogozenit. Gjithashtu prezantojmë edhe kuriozitetet jashtë qytetit, si fenomeni natyror “Ura e Zotit”, shpella “Ledenika”, parku argëtues “Ledenika” e shumë të tjera”.

Ura e Zotit

Qyteti vizitohet edhe nga shumë turistë të huaj, ndaj për ta ofrohen edhe turne në anglisht. Ata që dëshirojnë t'i bashkohen turneut falas mund të bëjnë një porosi paraprake në faqen e internetit Open Vratsa.

Një mënyrë tjetër për të njohur qytetin janë turnetë me trenin atraksion, i cili niset nga sheshi "Hristo Botev". Ndalesa e tij e fundit është fshati Zgorigrad - pikënisja për turne ecjeje rreth Ballkanit të Vracës.

Muret Kobilini

Treni kalon edhe pranë fenomenit shkëmbor “Vratcata”, i cili është kthyer në një parajsë për alpinistët. Rrugët e biçikletave në zonë janë veçanërisht të njohura, mësojmë nga Hristo Hristov. Sekretet e Ballkanit të Vracës mund t'i prekni edhe me ndihmën e ekipit të Qendrës së Ruajtjes së Natyrës "Natura", e cila organizon ecje në mal për shumën simbolike 3 leva (1.5 euro) për person.

Maja Okollçica

"Po vjen një ngjarje shumë interesante me paragliding, e cila është pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare Aeronautike. Pritet të mblidhen shumë njerëz dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota. Festivali tradicionalisht mbahet në 10 ditët e fundit të muajit gusht në majën e Okollçicës,  ku ka vdekur Hristo Botev (revolucionari dhe poeti i madh bullgar – shën. red.), mbrojtësi i qytetit tonë. Gjatë këtij eventi, nëse kushtet e lejojnë, organizatorët ofrojnë edhe turne njohës të Ballkanit të Vracës me deltaplaner”, tha Hristo Hristov.


Vraca po përgatitet për një tjetër event. Më 31 gusht dhe 1 shtator, për të dytin vit radhazi, qyteti do të presë Festivalin Open Vratsa. Organizatorët premtojnë shumë muzikë, art bashkëkohor dhe zanate tradicionale. Priten shumë mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit, dhe hotelet vendase janë gati 100% të rezervuara për këtë periudhë.

Foto: arkiv personal, Jordan Nedjallkov, Ilijan Stojçev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Vemja e Rodopeve" - treni që përshkon kohën dhe malin

"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..

botuar më 25-03-24 7.40.PD

Momçillovci, ose Musilijan - pse kinezët e duan fshatin piktoresk në malin e Rodopeve

Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..

botuar më 25-03-23 6.15.PD

Qyteti i Rilindjes Kombëtare Bullgare Kotell tani është gjithashtu një destinacion skish

Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..

botuar më 25-03-06 6.35.PD