“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e komunitetit, misioni i së cilës është të prezantojë shembujt e mirë të fqinjësisë së mirë dhe simbiozën mes të tashmes dhe historisë. Pas saj qëndron qendra kulturore "TaM" me themelues Galin Popov.
Këtë vit programi i festivalit përfshin mbi 100 ngjarje - filma të shkurtër, koncerte dhe festa, leksione, turne, aktivitete për fëmijë. Gjatë ditëve të nxehta të gushtit, shumë veprimtari do të zhvillohen përgjatë lumit të freskët Jantra. Një nga aktivitetet atje është një procesion me drita, i cili kujton qëllimin e mëparshëm të lumit - për transport, rekreacion dhe kanotazh sportiv. Pjesëmarrësit kanë ndërmend të pastrojnë brigjet përreth urës Stambollov përpara se procesioni të kalojnë poshtë saj.
Një tjetër pikë kryesore e edicionit të tretë të festivalit është muzika. Në një pjesë të madhe të sondazheve të edicioneve të mëparshme, banorët e kryeqytetit të vjetër bullgar Veliko Tërnovo u shprehën se programi muzikor ishte diçka që i ndihmoi të njihnin krijues të rinj kureshtarë dhe muzikë me një tingull dhe frymë të ndryshëm.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Varusha Jug, BTA
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..