Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët në rastin më të mirë konsiderohen, “njerëz të papunë që dinë vetëm të shkatërrojnë hapësirat publike të sapolyera”. E vërteta është se si shumica e profesioneve krijuese me të cilat jemi mësuar të jetojmë, edhe ky lloj arti mund të kthehet në një zanat.

Shkolla, e themeluar në Varna, synon që krijuesit me përvojë të përcjellin njohuritë e tyre tek të gjithë ata, që dëshirojnë të mësojnë hollësitë e artit të grafitit. Trajnimet gjatë orëve mësimore marrin formën e punëtorive në natyrë, duke transformuar mjedisin urban.
“Çdo qytet ka nevojë për një territor në qendër i cili të jetë i lirë për pikturim dhe në këtë mënyrë të popullarizohet ky lloj arti” – thotë krijuesi i shkollës Damjan Nikollov, i cili ka paraqitur vazhdimisht propozime në Bashkinë e qytetit Varna për shndërrimin e zonave të ndryshme të qytetit në zona të lira për të vizatuar. Deri më tani, megjithatë, pa sukses.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla Bullgare e Grafitit"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur..