Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe Toni.
Antoineta Georgieva, e njohur si Toni, bëri debutimin e saj në vitin 2000 me "Gjithçka ishte një ëndërr" - një këngë që u bë hiti i saj i parë i madh, gjë pas së cilës realizoi edhe shumë këngë të tjera.
Irina Florin këndon që e vogël, por karriera e saj profesionale filloi në vitin 1981. Në vitin 1990 ajo incizoi albumin e saj debutues – pllakën e gramafonit "Fundi i fillimit ". Në vitin 2001, doli edhe albumi "Në vetën e tretë", disa këngë nga të cilat kryesuan listat muzikore bullgare. Gjatë viteve ajo punonte me disa nga muzikantët, kompozitorët dhe interpretuesit më të mirë bullgarë.
Kënga “Ngjyra vjollce” në interpretim të Irina Florin ishte një nga hitet më të mëdha të viteve 90-të të shekullit të XX-të. Muzikën dhe aranzhimin e realizoi Stojan Mihalev dhe Viktor Stojanov, tekstin e krijoi Danielka Kuzmanova.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..