Përshëndetje, miq të dashur!
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se pas shfaqjes së kartolinave të reja QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), morëm një ortek letrash. Vetëm në korrik janë gati 400! Adhuruesit tanë nga Gjermania dhe India ishin më aktivët.
"Më pëlqen të lexoj faqen tuaj të internetit dhe të dëgjoj programin e përditshëm. Ju ofroni informacione shumë të detajuara për politikën, ekonominë, kulturën dhe çështjet sociale bullgare në gjermanisht, të cilat nuk mund t'i gjej askund tjetër. Kushdo që interesohet për Bullgarinë, që dëshiron të dijë se cilat janë destinacionet më të bukura turistike, ku mund të zhytet në historinë kulturore të vendit, të njohë Ballkanin, duhet të mbledhë informacion nga shumë vende. Dhe unë gjithmonë mund të mësoj shumë gjëra të reja dhe interesante vetëm duke parë faqen tuaj të internetit” – shkruan Rallf Urbançik nga Gjermania.
Dhe ja se çfarë na shkruan Zigbert Gerhard: “Të dashur miq nga Radio Bullgaria, faleminderit shumë për programet në gjermanisht të BNR-së. Këngët e ditës janë të mrekullueshme, muzika ia vlen të dëgjohet. Materialet për kuzhinën bullgare më hapin oreksin dhe ndezin dëshirën time për të vizituar vendin tuaj të bukur.”
“Kohët e fundit e dëgjoj stacionin tuaj aq sa më lejon koha. Mendoj se përmes emisioneve tuaja mësova pak më shumë për Bullgarinë, për të cilën më parë nuk dija shumë. Shpresoj që të vazhdoni të transmetoni programet tuaja të këndshme” – na shkruan Hiroshi Katajama nga Japonia.
Korrespondenca jonë në turqisht është shumë aktive
Hedie Ali tregon se si dëgjojnë Radio Bullgarinë në fshatin e saj Iskra: “Të gjithë lagjja mblidhet për të dëgjuar transmetimet tuaja, lajmet i mësojmë nga ju, presim të na tregoni parashikimin e motit. Ju keni programe për çdo shije - për ne fëmijët e të cilëve janë jashtë vendit, për të korrat, për kulturën. Faleminderit! Është mirë që të kemi!"
Letrat në të cilat tregoni për kontaktin tuaj të parë me radion tonë janë shumë interesante
"Më pëlqen të dëgjoj radio. Në fakt, unë ushtroj një hobi të quajtur DXing, i cili përqendrohet në dëgjimin e stacioneve radiofonike. Kur dëgjoj një stacion të ri, shkruaj për të dërguar një raport" - shkruan në letrën e parë për ne Artur Llorella nga Spanja.
“Meqë hobi im është të dëgjoj radiostacione të largëta, u gëzova shumë kur dëgjova stacionin tuaj” - thotë në letrën e tij Patrik Robik nga Austria.
Ka edhe shumë miq të largët, të cilët pasi njihen me programet tona shpresojnë të vizitojnë Bullgarinë
“Pres me padurim hapjen e kufijve mes Rusisë dhe BE-së për të parë me sytë e mi bukurinë e vulosur në kartat tuaja të reja QSL. Faleminderit edhe për komentet, për interesimin për auditorin tuaj. Ky lloj komunikimi më bën të vazhdoj dialogun interesant me ju” - shkruan Igor Kolke nga Rusia.
Simon-Peter Lir gjithashtu na dërgon përshëndetje të ngrohta: “Pata kënaqësinë të dëgjoja programin tuaj. Nuk kam qenë kurrë në Bullgari, por shpresoj të shkoj atje një ditë me pushime!” – rrëfen përshtypjet për ne Rallf Urbançik.
Dhe gjëja më e rëndësishme: falënderimet dhe urimet për punën tonë nuk pushojnë së derdhuri
"Të dashur miq nga stacioni im i preferuar! Si gjithmonë, unë dëgjoj transmetimet tuaja dhe kënaqem me programet tuaja të shkëlqyera" - vëren Deuan Islam nga Bangladeshi
“Nga emisionet tuaja marr gjithmonë informacione shumë interesante për vendin tuaj dhe kulturën tuaj” – na falënderoi Volfgang Mashke nga Gjermania.
"Përshëndetje! - na përshëndet Mohamed Buzebuxha nga Algjeria. - Si një dëgjues i zjarrtë i BNR, dëshiroj të përgëzoj të gjithë ekipin e radios për të gjitha transmetimet dhe t'ju uroj suksese në të ardhmen."
Andre Bolin nga Gjermania me një ndjenje humori ndan historinë e mëposhtme: "Pasioni im është të dëgjoj stacione të huaja radio FM. Unë ju dëgjova në makinën time kur shkonim në treg. Dhe më duhej të zgjidhja prioritetet e mia - ose të shkoja në dyqan me gruan time ose të dëgjoja "Radio Varna".”
Dhe përfundojmë me një informacion të këndshëm për ne, të cilin dëgjuesi ynë gjerman Helmut Mat na solli: "Doli nga shtypi libri im i ri - "Radio - tingulli i botës. Valët që lidhen”. “Radio Bullgaria” (ish “Radio Sofja”) përmendet në libër disa herë.” Faleminderit për këtë mirënjohje dhe për të gjitha fjalët e mrekullueshme dhe të ngrohta për ne!
Përpiluese: Desisllava Semkovska, Shevkie Çakër
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Desisllava Semkovska, Pixabay
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 4 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë intervistën e redaktores sonë muzikore Allbena Bezovska me Pllamena Mangovën - një nga..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 1 nëntor përveçse shënohet Dita e Iluministëve të Popullit në Bullgari, Kisha jonë Ortodokse nderon Shenjtorët Anargjirë Kozma e Damian, për të cilët do të dëgjoni pas lajmeve. Në..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni vepën origjinale të Veronika Todorovës “Dance on the river” në të cilën merr pjesë edhe Vesko Eschkenazy - violinë dhe George Miltiyadoff -..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 20 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë..