Ndonjëherë ndodh që Hëna të mbulojë një planet të Sistemit Diellor dhe nëse ai planet është një nga pesë më të ndriturit, fenomeni mund të vërehet me sy të lirë ose me dylbi. Në mëngjesin e 21 gushtit 2024, vëzhguesit nga Bullgaria mund të vëzhgojnë se si Hëna do të mbulojë planetin Saturn. Këtë e ka bërë të ditur për BTA Penço Markishki, fizikan nga Instituti i Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave nga Departamenti i Astronomisë i Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
Sipas Observatorit Astronomik të Universitetit të Sofjes, (në Sofje) mbyllja e unazës së Saturnit do të fillojë rreth orës 06:42:12 më 21 gusht dhe Hëna do të perëndojë në orën 08:26. Për Observatorin “Nikollaj Kopernik – Varna, mbyllja do të fillojë rreth orës 06:44:42 të mëngjesit dhe hëna do të perëndojë në 08:06 të mëngjesit, shpjegoi specialisti.
Ai këshillon fotografët amatorë kur përpiqen të kapin fenomenin që të përdorin një filtër të dritës portokalli ose të kuqe për të zvogëluar shkëlqimin blu në qiell.Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një..
“Forca për brezin e ri” është një fushatë e re kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla, e cila do ta mposht agresionin me fuqinë e mesazheve pozitive. Ai synon jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, mësuesit, institucionet, mediat, për të ndihmuar në..
Pa ndryshim të sistemit, fondet për kulturën nuk do të ndahen siç duhet dhe do të vazhdojnë të jenë në mungesë. Para BNT-së, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës Najden Todorov deklaroi se ka përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..