Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit Perëndimor” (Turqia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë për Evropën Perëndimore) u mbajt më 19 gusht në territorin e rajonit të Plovdivit, njoftoi MPB. Në veprimet e tyre, shërbimet bullgare u mbështetën nga përfaqësues të EUROPOL-it të vendosur në Bullgari, punonjës të policisë kufitare dhe drejtorive për luftimin e krimit të organizuar në Rumani dhe Moldavi.
Sipas të dhënave për momentin, pjesëmarrësi bullgar në skemë ka qenë përgjegjës për sigurimin e makinave dhe kontrollin gjatë transportimit.
Grupi ka rekrutuar shoferë nga Moldavia përmes platformave të ndryshme të internetit dhe ka organizuar udhëtimin e tyre përmes Rumanisë deri në Bullgari. Pas hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në territorin e vendit tonë, ata janë “marrë” dhe transportuar me makina të drejtuara nga shtetas moldavianë.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 8 persona.Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të lajmeve "Jenigyn". Sipas statistikave të cituara nga botimi, në Turqi një person ha afro 200 kg bukë në..
Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..