Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të Trëndafilit. Kjo është bërë e ditur në Facebook nga Bashkia e Kazanllëkut. Veprimtaria prestigjioze që mban emrin e virtuozit botëror në prodhimin e instrumenteve me tela – Antonio Stradivari, organizohet prej 90 vitesh, kryesisht në qytetin e lindjes së Stradivarit, Kremonës, Itali. Organizatori i konkursit, ku do të përfshihen lutierë nga e gjithë bota me instrumente unike të krijuara posaçërisht për këtë rast, është kryetari i Shoqatës Kombëtare të Lutierëve Italianë, Gualtiero Nicolini.
Më pas në Kazanllëk do të mbërrijë një violinë jashtëzakonisht e vlefshme, e punuar në Kremonë në vitin 1730 nga lutieri i famshëm Antonio Stradivari. Banorët dhe të ftuarit e qytetit do të kenë mundësinë të dëgjojnë "zërin" e saj, që e dallon nga të gjithë instrumentet e tjera dhe të shohin përsosmërinë e mjeshtërisë me të cilën është bërë.
Lexoni më shumë:
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..