Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga Nepali dhe Sri Lanka janë larguar nga vendet e tyre të punës, ku ishin akomoduar me viza pune. Sipas Nallbantov, punëtorët e nivelit të ulët, si larëset dhe pastruesit, të cilët nuk kanë arsim dhe nuk flasin anglisht, e përdorin Bullgarinë si trampolinë.
“Ata që ikën po i hedhin pasaportat. Ndoshta u është thënë se nuk duhet të kenë dokumente sepse kanali është i paligjshëm, ose kanë dokumente të dyfishta”, ka shprehur dyshimet e tij Nalbantov për Nova TV. “Agjencia e punësimit duhet t’i gjejë menjëherë dhe t’i vendosë një vulë të zezë”, kërkoi ai, duke saktësuar se të arratisurit kanë viza Shengen.Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin Papperger. Gjatë bisedimeve u bë e ditur se, brenda tre javëve të ardhshme, duhet të përgatiten..
Tendenca për të emëruar përkohësisht drejtues të ambasadave të Bullgarisë nëpër botë nuk duhet të kthehet në normë, gjë për të cilën aktualisht ka tregues. Presidenti Rumen Radev e bëri këtë thirrje ndaj qeverisë përmes mediave, gjatë një vizite në..
Një nga sektorët më fitimprurës nga futja e euros në vendin tonë do të jetë turizmi, parashikoi Zëvendësministrja përkatëse Irena Georgieva për Radion..
Një autobus me 24 migrantë, i drejtuar nga një shofer bullgar, u kap më 24 gusht në mbrëmje në zonën e fshatit Llozenec, komuna Carevo, tha për bTV..
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin..