Për herë të parë Bullgaria është një vend partner i Ekspozitës Ndërkombëtare për Bujqësi dhe Produkte Ushqimore “Agra 2024” në Gornja Radgona, Slloveni, e cila do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht 2024. Në hapje do të marrë pjesë edhe ministri bullgar i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov. 14 prodhues bullgarë do të prezantojnë produktet e tyre në stendën tonë kombëtare. Ndër produktet janë vaji i livandës dhe trëndafilit, mishi dhe produktet e qumështit, mjalti, arrat dhe vajrat, produktet e trëndafilit dhe verërat nga bodrumet e familjes.
Tahov do të marrë pjesë në një forum mbi temën "Bujqësia organike si bazë për bujqësinë e qëndrueshme në rajon" së bashku me ministrat e bujqësisë të Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kroacisë. Takimi do të mbahet në qytetin Maribor të Sllovenisë.Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...