Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e premte dhe e shtunë).
Të tre përfaqësuesit tanë janë sportistë të atletikës së lehtë, përfshirë kampionin olimpik të Rio 2016, Ruzhdi Ruzhdi. Ai do të garojë për një medalje në garën e hedhjes së gjyles në kategorinë F55 (që do të thotë se garuesi ka funksion të plotë të krahut dhe funksion të pjesshëm të bustit, por nuk ka funksion të këmbës).
Hristijan Stojanov, i cili është sportisti numër 1 i Bullgarisë me aftësi të kufizuara për vitin 2023 dhe fitues i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, do të marrë pjesë në vrapimin e 1500 metrave në Paris. Ai garon në kategorinë T46, d.m.th. është në mesin e sportistëve me një krah të amputuar.
Në Lojërat Paralimpike rikthehet edhe Stella Eneva, e cila është dalluar më shumë se një herë në disiplinën e hedhjes së diskut për femra. Kategoria e saj është F57 (për personat me gjymtyrë të dëmtuara që konkurrojnë në një pozicion ulur). Eneva është fituese e medaljes së argjendtë në Pekin 2008 dhe Londër 2012, dhe tani po rikthehet pas një mungese nëntëvjeçare për shkak të një ndëshkimi për përdorimin e dopingut.
Pjesëmarrja e parë e Bullgarisë në Lojrat Paraolimpike ishte në Seul të vitit 1988 dhe që atëherë bullgarët kanë fituar 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 3 bronzi. Nga këto, vetëm një medalje nuk është në atletikë – medalja e argjendit e Petja Jurovës në garat e notit në Atlantë në vitin 1996.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: paralympic.org, Ministria e Rinisë dhe Sportit, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës së Akademisë..