“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së Shipkës – seria e betejave të ashpra midis mbrojtësve të Qafës së Shipkës në malin Stara Pllanina dhe ushtrisë turke gjatë Luftës Ruso-Turke (1877-1878).
Kreu i shtetit thekson se bëma e vullnetarëve bullgarë vazhdon të jetë shtyllë e kujtesës sonë kombëtare, e dashurisë për atdheun, simbol i shpirtit të rilindur bullgar dhe i vetëmohimit në emër të lirisë.
“Sot edhe një herë përulemi para bijve të vrarë të Rusisë dhe të shumë kombeve të tjera vëllazërore nga ushtria e perandorit rus Aleksandër II, para luftëtarëve tanë, pa e ndarë gjakun e derdhur për Bullgarinë”, shkruan Rumen Radev. Sipas tij, është detyra jonë të ruajmë besëlidhjen e të parëve tanë dhe ta mbajmë të paprekur në kohë për hir të brezave të ardhshëm.
Lexoni më shumë:
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..