Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev. Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në një tjetër dekret kreu i shtetit caktoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 tetor.
Në kabinetin e ri do të ketë një zëvendëskryeministër - ministren e financave Ljudmilla Petkova. Dallimi në përbërjen e zyrës së re të Gllavçevit dhe qeverisë së tij të mëparshme është largimi i figurës kontradiktore të ministrit të punëve të Brendshme Kalin Stojanov, vendin e të cilit e zë shefi i mëparshëm i "Policisë Kombëtare" Atanas Illkov. Kryeministri nuk do të jetë në të njëjtën kohë ministër i jashtëm, siç ishte më parë. Ministrinë e Jashtme do ta marrë ish-zëvendësministri Ivan Kondov. Karrigia e ministrit të mëparshëm të transportit, Georgi Gvozdejkov, është e zënë nga Krasimira Stojanova. Arsyeja për këtë ndryshim është një problem serioz në Hekurudhat Shtetërore Bullgare, duke përfshirë rastin historik në të cilin pasagjerët duhej të shtynin një tren përgjatë linjës Plovdiv - Dimitrovgrad, shpjegoi Gllavçev.Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..