Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte për breshër. Era do të fryjë përkohësisht nga veriu-veriperëndimi, e dobët, në pjesën lindore - mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë në një diapazon të gjerë: nga 25°-26° në Bullgarinë Verilindore deri në 30°-33° në disa vende në Rrafshinën e Danubit, në atë të Trakisë së Epërme dhe përgjatë luginës së Strumës. Temperatura maksimale në Sofje do të jetë rreth 29°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi. Para mesditës në bregdetin verior dhe pas mesditës në më shumë vende do të ketë reshje shiu të përkohshme intensive, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 28 gradë. Temperatura e ujit të detit është 27°-29°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi malet do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka edhe kushte për breshër. Para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 21°, në 2000 metra - rreth 14°.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe..