Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar nga presidenti për më 27 tetorin. Qeveria e Gllavçevit duhet të përgatisë edhe projektbuxhetin e vendit për vitin 2025.
Pushteti kohor që është bërë tipar karakteristik i situatës politike në vendin tonë sigurisht që po i lodh njerëzit. Sipas sociologut Ivo Zhelev, partitë e kanë gjithnjë e më të vështirë të menaxhojnë atë që po ndodh në vend:
"GERB vazhdon të përpiqet të sillet si partia më sistematike dhe më stabile, garantues i stabilitetit në shtet. Këtë rol Bojko Borisovi e zbaton mirë, pavarësisht nëse të tjerët e njohin apo jo. Nuk shoh asgjë kuptimplotë në veprimet e forcave të tjera politike. Po shoh një kaos në “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është jashtëzakonisht e zënë me konfliktet e tyre të brendshme, ndërsa Partia Socialiste Bullgare (BSP) po përpiqet të tregojë se sa i ndryshëm është lidershipi aktual i përkohshëm nga Kornelija Ninova.”
Nga ana tjetër, jemi përsëri dëshmitarë të dyshimeve nga ana e partive për ndershmërinë e zgjedhjeve të parakohshme të ardhshme. Ministria e Punëve të Brendshme ka një rol udhëheqës në sigurimin e integritetit të votës, ndaj vëmendja u përqendrua te personi që do të drejtonte departamentin.
“Mund të kundërpërgjigjet, por është çështje e vullnetit të ministrit, jo e cilësisë së punës së policëve, sepse ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ministri duhet të thotë, “Duhet të kundërshtojmë votën e blerë”. Kur ministri nuk e thotë këtë, por thotë e kundërta në heshtje, “Ne po i mbrojmë këta”, kjo nuk ndodh – shpjegoi Ivajllo Mirçev nga “Po, Bullgaria” për BNR dhe sqaroi se ministrit të ri të brendshëm duhet t’i jepet kohë të provojë se ka vullnet për të luftuar me votën e blerë.
Ministri i mëparshëm i punëve të Brendshme, Kalin Stojanov, në fjalimin e fundit gjatë dorëzimit të postit pasardhësit të tij Atanas Illkov, mohoi se ka lejuar manipulime gjatë votimit të 9 qershorit të këtij viti dhe siguroi se ai ka qenë gjithmonë ministër i punëve të brendshme dhe i të gjithë qytetarëve bullgarë.
“Kabineti zyrtar ka fuqi të mëdha, pothuajse të njëjta si të një kabineti të rregullt, kur jemi në kushte krize – kujton politologu Georgi Kirjakov. Qeveritë e përkohshme duhet të veprojnë si ato të rregullta, por jo ta anojnë peshoren në një drejtim apo në një tjetër në favor të një subjekti apo një lideri politik, siç po ndodh tani me Kalin Stojanov”.
Problemi real në realitetin politik në vendin tonë për momentin është mungesa e një qëllimi drejt të cilit duam të shkojmë, si dhe fiksimi tek personave të veçantë rreth të cilëve përqendrohet biseda politike - vuri në dukje para BNR politologja Milla Moshellova. Matematikani dhe ish-anëtari i KQZ-së, Mihaill Konstantinov, u bëri thirrjen e radhës politikanëve:
"Politikanët bullgarë kanë një detyrim ndaj popullit bullgar. U bëj thirrje politikanëve tanë që t'i shpjegojnë popullit se çfarë synojnë të bëjnë. Nuk mund të vazhdojë më kështu. Me sjelljen e tyre të shëmtuar politikanët po i largojnë bullgarët nga zgjedhjet Të gjithë bullgarët duhet të jemi të angazhuar dhe të rregullojnë shtëpinë tonë!” - theksoi Mihaill Konstantinov për BNR.
Nëse do ta dëgjojnë atë, do të shihet në fushatën, e cila do të fillojë pas rreth një muaji. Megjithatë, votuesi, ndoshta, ka disa përfitime nga mosmarrëveshja e vërejtur:
“Mundësia që kemi është të shohim thellësinë e këtyre varësive dhe të shohim pozicionimin që do t'i lejojnë vetes partitë politike - është e bindur Milla Moshellova.
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BTA, BGNES, facebook.com/george.kiryakov.7, Ani Petrova - BNR
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..