Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin vit radhazi, “Çmimet e Detit të Zi” do të prezantojnë shembujt më të suksesshëm të zhvillimit të rajonit tonë detar, bëjnë të ditur në një njoftim për shtyp organizatorët e forumit Global Media dhe VIP COMMUNICATION, të cilët janë pjesë e platformës së bashkëpunimit ndërkombëtar - Global Leaders. Pritësi i forumit në Primorsko raporton një rritje rekord prej 30% të turistëve në sezonin aktual.
Krahas natyrës së bukur dhe trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike, këtë vit turistët në Bashkinë e Primorskos patën mundësinë të shijojnë një program të pasur kulturor dhe të larmishëm të "Prim fest", i cili ndikoi si në imazhin e resortit, ashtu edhe tek banorët dhe tregtarët vendas. Rrugët kryesore, shtigjet drejt plazheve, shëtitoret, parqet janë të rinovuara. Pamja e objekteve të përkohshme tregtare po ndryshon gjithashtu. Është planifikuar ndërtimi i objekteve infrastrukturore, të cilat pritet të përmirësojnë mjedisin në qytetin e Detit të Zi. Përveç kësaj, tre bashkitë e Detit të Zi - Primorsko, Sozopoll dhe Carevo po shqyrtojnë ndërtimin e një rruge me katër korsi, zgjerimin e kalimit kufitar Mallko Tërnovo, si dhe zhvillimin e turizmit ekologjik dhe kulturor në rajon, fluturime gjatë gjithë vitit drejt destinacioneve kryesore nga dhe në Aeroportin e Burgasit. Po shqyrtohet gjithashtu edhe zhvillimi i transportit detar për një lidhje dhe promovim më të mirë të destinacioneve të Detit të Zi.
Bashkia e Primorskos merr pjesë çdo vit në ekspozitat turistike të njohura, si në Bullgari ashtu edhe jashtë saj. Tregjet tradicionale turistike, përveç atij bullgar, janë ato çeke, polake dhe sllovake. Qyteti reklamohet gjithashtu në tregjet spanjolle, skandinave dhe të tjera.
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..