Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev.
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i Plovdivit "Paisij Hilendarski". Ajo ka marrë pjesë në tre qeveritë e liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në cilësinë e deputetes, ministres rajonale, ministres së drejtësisë dhe ministres së jashtme. Aktualisht është përfaqësuese popullore nga grupi GERB-SDS.
Julijan Popov - kandidat i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i diplomuar për filologji bullgare në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”. Që nga viti 1994, ai jeton në Londër, ku punon si gazetar dhe konsulent për zhvillimin institucional, mjedisin, klimën dhe politikat arsimore. Ai ka qenë dy herë ministër i mjedisit dhe ujarve - në qeverinë e përkohshme të Marin Rajkov dhe në kabinetin e Nikollaj Denkov.Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..
Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..