Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisori Elenko Kasalijski me një film për ditët përtej kufirit dhe jetën në bazën bullgare në Antarktidë

3
Foto: Facebook /Beyond the Limit

Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të Antarktidës realizojnë eksperimente të shumta në fushën e gjeologjisë, gjeofizikës, fizikës, meteorologjisë, hartografisë, zoobiologjisë, botanikës, ekologjisë dhe mjekësisë.

Në nëntor të këtij viti, ekspedita e 33-të vendase do të zbarkojë në Kontinentin e Akullit, dhe një nga detyrat e saj lidhet me ndërtimin e bllokut të ri laboratorik në bazë, i cili do të ketë një sallë të përgjithshme multifunksionale, gjeologjike dhe biologjike, si dhe një magazinë, dhomë teknike dhe dhoma pushimi.Duke kuptuar se çfarë është arritur në këtë pjesë të largët dhe të pacenuar të botës, sigurisht që ka njëfarë respekti dhe nderimi për këta heronj unikë të kohës sonë.

Blloku i ri laboratorik i Bazës Bullgare të Antarktidës në ishullin Livingston

Se si po ndryshon baza dhe si po zhvillohet jeta e antarktikëve bullgarë atje na zbulon regjisori i filmit “Përtej kufirit” Elenko Kasalijski, i cili ishte pjesë e ekspeditës së 31-të në Kontinentin e Akullit. Ai thotë se puna e tij në Antarktidë ishte e vetmuar - "aty bën gjithçka vetë - fotografinë, zërin, ndriçimin".

Elenko Kasalijski

Kasalijski ia detyron mundësinë për të shkuar në Antarktidë kryetarit të Institutit Bullgar të Antarktidës, studiuesit polar Prof. Hristo Pimpirev, të cilin e takoi gjatë xhirimit të filmit kushtuar kujtesës stërgjyshore “Farefisi” për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).

Si kalon një ditë në rrugën për në kontinentin e akullit?

“Antarktida është destinacioni i udhëtimit, i cili është mjaft i gjatë dhe çdo ditë derisa të arrijmë atje kalon në të njëjtën mënyrë. Një grup shumë i vogël njerëzish punojnë me orë të tëra, duke kryer kërkime të ndryshme shkencore, por paralelisht bëjnë edhe punë të rëndë fizike. Natyra është kundër teje, moti është i tillë siç është. I ftohti nuk është aq problem sa era dhe lagështia shumë serioze nga Paqësori dhe Oqeani Atlantik që përplasen në Kalimin Drake. Me një fjalë, aty mëson të jesh mirënjohës për mundësitë që të jep natyra për të punuar.”

Filmi “Përtej kufirit” do të jetë një orë e gjysmë, mund të dalë në çdo televizion, por cilësia e tij është më shumë për ekranin e madh, thotë regjisori. Subjekti na tregon se të gjitha pengesat që ne mendojmë se janë të pakapërcyeshme mund të mposhten nëse bëjmë përpjekje të mjaftueshme.

Në shtator filmi “Përtej kufirit” do të prezantohet në disa festivale të mëdha, pas së cilës do të shfaqet edhe në kinema.

Kasalijski zbuloi gjithashtu detaje për një tjetër film mbi të cilën po punon aktualisht. I kushtohet një fenomeni shkëmbor që ndodhet në fund të Detit të Zi, midis qytetit Sozopoll dhe Ishullit të Shën Ivanit - një pyll i gurëzuar nga koha kur ndodhi Përmbytja Botërore. Kjo besohet të ketë ndodhur më shumë se 7500 vjet më parë. Regjisori po e vazhdon edhe punën për filmin “Përmbytja dhe pylli i ngurtësuar”, dhe lidhur me këtë na tha:

“Një nga versionet që shqyrtojmë në film është se kur shpërtheu Bosfori, uji i Detit të Zi nuk ishte kripor, por i ëmbël. Atëherë ujërat e Mesdheut përmbytën një sipërfaqe të madhe toke plot me bimë, njerëz dhe kafshë që u ngurtësuan me kalimin e kohës. Aktualisht këto artefakte të asaj kohe kanë një jetë të re, sepse janë të banuara nga peshq të ndryshëm, midhje, guaska deti etj.”

Lexoni më tepër:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto dhe video: Facebook /Beyond the Limit, Arkiv personali Elenko Kasalijski, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD