Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Prof. Ivan Illçev
Foto: BTA

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe rajoni autonom i Rumelisë Lindore u bashkuan me sukses nën sundimin e princit Aleksandër I Batenberg.

"Suksesi i Bashkimit është për shkak të kombinimit të faktorëve që janë shumë të rrallë dhe nuk përsëriten më në historinë bullgare. Nga njëra anë, ka njerëz që ende i kujtojnë vitet e tyre revolucionare, si Zahari Stojanov. Ka ushtarakë që kanë marrë pjesë në luftën serbo-turke (1876) dhe më pas në luftën ruso-turke (1877/78).  Ata kanë kaluar dy periudha luftërash. Ka një burrë shteti mjaft të vendosur si Stefan Stambollov. Ekzistonte një kombinim unik i faktorëve të politikës së jashtme në të cilin vendet kryesore që kishin interes në Ballkan kishin rënë dakord fshehurazi se nuk do të ndërhynin nëse Bullgaria dhe Rumelia Lindore ishin të bashkuara. Vetëm trazirat të mos përhapeshin në Maqedoni”, tregon historiani.
Profesor Illçev beson se anëtarët e Komitetit të Përbashkët, të udhëhequr nga Zahari Stojanov, nuk ishin të vetëdijshëm për këtë marrëveshje të fshehtë midis Fuqive të Mëdha dhe me plot gojë kanë rrezikuar kokat e tyre.
Anëtarë të Komitetit Sekret Qendror Revolucionar Bullgar, Plovdiv, verë 1885.
Pa miratimin e princit bullgar Aleksandër I Batenberg, Bashkimi ka qenë gjithashtu i destinuar për dështim. Kur të dërguarit e komitetit shkuan te princi në Shumen gjatë stërvitjeve ushtarake dhe i ofruan të mbështeste aksionin, sundimtari tha se ishte gati të sakrifikonte kokën dhe kurorën e tij për bashkimin e vendit.
"Ka një nënvlerësim të princit Aleksandër I në historiografinë bullgare. Imagjinojeni: një burrë 24-25 vjeç vjen në Bullgari për të sunduar një vend, gjuhën e të cilit nuk e di. Për të qeverisur një vend për të cilin nuk di asgjë, pavarësisht se ai kaloi disa muaj gjatë luftës ruso-turke në shtabin e ushtrisë ruse. Dhe ky njeri, në harkun kohor prej 5-6 vjetësh që i caktoi historia, u zhvillua vërtet shumë. Në fillim ai bëri gabime të mëdha, pastaj u zgjua dhe filloi të sillej si një sundimtar kushtetues. Unë personalisht mendoj se nëse do të kishte qëndruar më gjatë në fronin bullgar, historia e Bullgarisë do të ishte zhvilluar ndryshe”, pohon studiuesi.
Suksesi i Bashkimit u mbrojt në luftën pasuese bullgaro-serbe në 1885, por ai parashtroi sfida shumë të mëdha për politikanët bullgarë nga fundi i shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të shekullit të XX-të. Ata pushtohen nga diçka që Prof. Ivan Illçev e quan para studentëve të tij si sindromi i bashkimit. 

“Çdo vit më 6 shtator flasim se sa e madhe është kjo datë, dhe ajo është një datë e madhe. Por Bashkimi, përveç të gjitha pasojave pozitive ka edhe pasoja negative, jo për shtetin e Bullgarisë si i tillë, por në mendjet e politikanëve, të atyre që e drejtonin. Bashkimi i mashtroi politikanët bullgarë se ata mund të shkonin drejt Maqedonisë. Interesante është se për Trakinë nuk folën fare ose pothuajse fare. Ata menduan se në Maqedoni duhen bërë të njëjtat gjëra si në Rumelinë Lindore. Duke harruar se në Rumelinë Lindore më 1885, 70 nga 100 banorë ishin bullgarë të krishterë. Ndërsa në Maqedoni, sipas statistikave më optimiste bullgare, bullgarët ishin 54-55%. Nuk është rastësi që pjata “sallata maqedonase” – perime të përziera, të gjitha llojet e perimeve – u shfaq në restorantet pariziane në fund të shekullit të XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të”, kujton Illçev.

Politikanët bullgarë kishin filluar të flisnin për autonominë e Maqedonisë me shpresën e përsëritjes së skenarit me bashkimin e Rumelisë autonome të Lindjes. Por asnjë nga fqinjët e Bullgarisë në Ballkan në atë kohë, asnjë nga Fuqitë e Mëdha në Evropë, nuk i dha konceptit të "autonomisë" të njëjtin kuptim që i ishte dhënë në Sofje, thekson studiuesi. Fqinjët e Bullgarisë ishin të trembur nga zgjerimi i shpejtë territorial i vendit vetëm 6 vjet pas çlirimit të tij. Prandaj, ata ishin natyrshëm kundër idesë që vendi i ri të kërkonte bashkim të shpejtë kombëtar. Çmimi i kësaj sindrome të bashkimit u pagua në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Prandaj profesori nxit që kur lexojmë mësimet e historisë, qofshin edhe ato më të suksesshmet, të jemi me këmbë në tokë edhe ti shohim me pak humor, nën petkun të shohim edhe dimensionet e thjeshta njerëzore të së shkuarës, duke menduar edhe për alternativat e humbura. 

Lexoni më tepër:

Foto: BTA, Bulgariahistory.org, Muzeu Historik Rajonal - Plovdiv, arkiva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD
Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD