Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi tregohet në kujdesin për të afërmin dhe kauzat e përbashkëta

Monumenti i Bashkimit në Plovdiv
Foto: BGNES

Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund të Luftës Ruso-Turke 1877-1878 dhe rimëkëmbjes së Bullgarisë brenda kufijve të saj etnikë, gëzimi i bullgarëve ishte i shkurtër - nga 3 marsi deri më 13 korrik 1878, kur Fuqitë e Mëdha copëtuan tokën e çliruar bullgare në Kongresin e Berlinit.
Me një pavarësi relative u ndanë Principata e Bullgarisë dhe provinca autonome turke e Rumelisë Lindore, ndërsa zonat gjeografike të Maqedonisë dhe një pjesë e Trakisë iu kthyen Perandorisë Osmane. Mbretëria e Serbisë fitoi tokat e banuara nga bullgarët etnikë rreth Pirotit, Nishit dhe Vranjës, ndërsa Mbretëria e Rumanisë mori Dobruxhën Veriore. Shtatë vjet më vonë, më 6 shtator 1885, Rumelia Lindore iu bashkua Principatës së Bullgarisë për të fshirë padrejtësinë ndaj popullit tonë të ndarë në jug dhe veri të Ballkanit.
Edhe sot, kjo datë e paharrueshme na kujton forcën e shpirtit bullgar, por gjithashtu ngre një sërë pikëpyetjesh. A e kemi ruajtur ne vullnetin e të parëve tanë për të qëndruar të bashkuar, për të qenë të fortë dhe për të mbrojtur këtë Bashkim? A jemi të bashkuar - me vepra apo vetëm me fjalë? Pas 139 vitesh, cilat janë vlerat tona - të jemi vend i Shpirtit apo i mirëqenies materiale? Çfarë na bashkon - dashuria apo gjykimi?

Në fund të fundit, ajo që i bashkon bullgarët janë virtytet, kauzat e përbashkëta.

Mes tyre janë mbjellja e pemëve, vullnetarizmi, dashuria për fëmijët, kujdesi për kafshët dhe natyrën. Shpesh kemi qenë dëshmitarë se si zemrat e dhembshura bashkohen dhe mbledhin fonde në një kohë të shkurtër për një fëmijë të sëmurë ose njerëz që u ka ndodhur ndonjë fatkeqësi...

Dhe nëse në vitet pas bashkimit donatorët ishin bullgarë të pasur dhe me iniciativë, tani ata janë njerëz të thjeshtë që në mënyrë të krishterë janë gati të dhurojnë edhe këmishën e tyre të fundit për të afërmin e tyre.

Ata janë mes nesh dhe ajo që i shtyn është dashuria. E bëjnë fshehurazi, pa fjalë të panevojshme dhe pritshmëri për mirënjohje. Të tjerë shpëtojnë njerëz gjatë përmbytjeve ose shuajnë zjarret, si 19-vjeçari Svetosllav Dimitrov nga Svilengradi, i cili gati humbi jetën nga flakët në malin Sakar, pak më shumë se një muaj më parë.

Shembulli i tyre është ngjitës dhe ngjall besim në të mirën, në të ardhmen e vendit tonë, në ndryshim nga paragjykimet dhe bindjet politike. Janë pikërisht këto pasione të vogla e të kota që e fshijnë njerëzoren te njeriu dhe mbjellin përçarje e mospajtim mes popullit tonë.

“Çdo mbretëri që është ndarë kundër vetes, shkretohet; dhe çdo qytet a shtëpi që është ndarë kundër vetes, nuk do të qëndrojë”, lexojmë në Ungjillin e Mateut (Mat. 12:25).

Shembujt i shohim çdo ditë, por pyetja është, a duam të ndjekim konstruktiven dhe Dashurinë, apo është më e lehtë të ndjekim verbërisht mohimin shkatërrues dhe të përcajmë njëri-tjetrin.

Dhe politikanët tanë punojnë shumë në këtë drejtim, prandaj nuk kanë elektorat. Sikur është më e lehtë të shohësh kashtën në syrin e vëllait se sa traun që u shkatërron shikimin. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më pak njerëz u besojnë premtimeve të tyre. Është humane... por jo shpëtimtare - as për shtetin, e as për popullin tonë.

Lexoni më tepër:
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Atanas Zaprjanov: Fitorja në Luftën Serbo-Bullgare është vepër vetëm e ushtrisë bullgare

“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..

botuar më 24-11-07 4.16.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919

104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore

Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..

botuar më 24-11-06 6.05.PD
Shën Anargjirët Kozma e Damian

Shën Anargjirët Kozma e Damian

Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël.  Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..

botuar më 24-11-01 11.51.PD