Ujëvara e Niagarës u ndriçua me ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Në faqen e saj në Facebook, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto uroi festën me fjalët: “Idetë që na lanë trashëgim drejtuesit e Bashkimit në vazhdimësi të besëlidhjeve të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, janë vlerat tona edhe sot, kur po ndërtojmë një Bullgari demokratike evropiane. Mësimet e patriotizmit nga ditët vendimtare të 1885-ës na detyrojnë të kujtojmë se “Bashkimi e bën forcën”.
Një nga qytetet më të mëdha kanadeze është një shtëpi e re amtare për mijëra bullgarë, si nga emigracioni i ri që erdhi menjëherë pas ndryshimeve në vitin 1989, ashtu edhe nga emigrantët nga Maqedonia e Egjeut dhe Vardarit në fillim të shekullit të XX-të, kujton BGNES. Në mesin e bullgarëve të njohur është prof. Boris Tanev, i lindur në Manastir të Maqedonisë së Vardarit, rektor i Universitetit të Torontos dhe fitues i Medaljes së Artë të Kanadasë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..