Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.

U bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe luleve para pllakës përkujtimore të majorit Rajço Nikollov, në monumentin e rilindësit Gavrill Krëstevich dhe në monumentin e revolucionarit dhe shkrimtar Zahari Stojanov.

Nga qyteti nis edhe Maratona e 48-të Ndërkombëtare Përkujtimore “Bashkimi”, duke kaluar nëpër disa fshatra e më pas të kthehet në sheshin me të njëjtin emër. Paralelisht me të, u zhvillua maratona për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e të gjitha klasave.
Festimet vazhdojnë me program muzikor në orën 18:00, kur në sheshin "Stefan Stambollov" do të performojë grupi "Mary Boys Band". Një orë më vonë, në sheshin e Stadiumit Romak, komiteti "Rodoljubie" do të prezantojë një rishfaqje të ngjarjeve të 6 shtatorit 1885. Ekspozita "Sandro - Princi Aleksandër von Battenberg" do të hapet në Muzeun Historik Rajonal.

Nga ora 20:30 do të nisë ceremonia zyrtare me rastin e ngjarjes historike në sheshin “Sëedinenie”. Presidenti Rumen Radev do ta pranojë gardën e nderit dhe më pas do të mbajë një fjalim. Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Festa solemne do të përfundojë me fishekzjarrë.

Bashkimi shënohet në të gjithë vendin me ngjarje të shumta. Në Sofje u zhvillua një ceremoni përpara mauzoleumit të Princit Aleksandër të Parë të Batenbergut me pjesëmarrjen e njësisë së Gardës Kombëtare. Fjalime të rastit mbajtën kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore “Arkivi” Mihaill Gruev.
Lexoni më shumë:Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..