Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të vitit 1944, Bullgaria ishte ende një aleate e Gjermanisë Naziste. Për të ruajtur sovranitetin e saj, ajo ndërpreu marrëdhëniet me Rajhun e Tretë, nën kërcënimin e veprimeve ushtarake nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Mirëpo, natën e 8 duke u gdhirë 9 shtatori 1944, qeveria bullgare, në të cilën ishin përfshirë disa parti demokratike, u rrëzua nga oficerët që dezertuan në Frontin Patriotik. Ai përfshinte Partinë e Punëtorëve Bullgarë /komunistët/, forca nga opozita legale: nga rrethi "Zveno", nga Partia Demokratike, Bashkimin Bujqësor Popullor Bullgar dhe parti të tjera bujqësore. Grushti i shtetit u krye nën udhëheqjen e Partisë së Punëtorëve Bullgarë. Me urdhër kreut të Kominternit Georgi Dimitrov, u morën institucionet kryesore - Ministria e Luftës, Posta Qendrore, Pallati i Telefonisë, Stacioni Qendror dhe objekte të tjera strategjike në Sofje. Kimon Georgiev nga rrethi politik "Zveno", i cili më parë mori pjesë në grushtet e shtetit më 9 qershorin 1923 dhe 19 majin 1934, shpalli në Radio udhëheqjen e re të Komitetit Kombëtar të Frontit Patriotik. Ministrat e qeverisë së Konstantin Muraviev u arrestuan. Kimon Georgiev qëndroi në krye të qeverisë së re, me ndihmën e forcave të Frontit të Tretë të Ukrainës të Ushtrisë së Kuqe.Kështu, Bullgaria ra në sferën e ndikimit sovjetik dhe mori rrugën e zhvillimit socialist. Në muajt deri në fund të vitit 1944, pasoi një valë hakmarrje dhe represioni me të papërshtatshmit pa gjyq dhe dënim, deri në formimin e të ashtuquajturës Gjykata Popullore.
Lexoni më shumë:
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..