Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi "Ostava"
Foto: Vasill Stefanov

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11 shtator. Më pas ata do të performojnë për herë të parë live këngën e tyre të re "Mona Liza" - kënga e parë e re pas albumit "Oksigjeni"

Rezulton se për frontmenin e “Ostava” Svilen Noev, buzëqeshja e Mona Lizës nuk është aq misterioze sa sarkastike. Kështu, ai edhe një herë ndjen pulsin e shoqërisë sonë me shprehjen “Ti buzëqesh si Mona Liza – dua më shumë”. Si autor i muzikës dhe tekstit të këngës së fundit të grupit, ai thotë se kënga është krijuar shumë shpejt:

“Më pëlqen shumë kënga e Mona Lizës – jo vetëm sepse e kam krijuar unë, por… sepse nuk kemi pasur një këngë të tillë – kaq e ngadaltë, kaq seksuale, të paktën për mua tingëllon si diçka që nuk kemi pasur deri më tani” – shtoi këngëtari.

Krahas hiteve të tyre më të mëdha dhe këngës së re “Mona Liza”, në programin dyorësh të koncertit të 11 shtatorit, muzikantët nga “Ostava” kanë përfshirë edhe një këngë tjetër krejtësisht të re, të cilën aktualisht janë duke e incizuar. 

Mësoni më shumë për grupin “Ostava” nga postimet e mëposhtme:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD