Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona.
Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit Spa, Prof. e Asociuar Antoaneta Grozeva, Drejtoreshë e Kolegjit Mjekësor në Universitetin e Burgasit "Prof. Dr. Asen Zllatarov" theksoi se vendi ynë ka mbi 100 vjet traditë në balneoterapi, njoftoi BTA. Në kongresin dyditor në Burgas (9-10 shtator 2024). Prof. e Asociuar Grozeva theksoi gjithashtu se Bullgaria, si një vend i vendosur në Detin e Zi, ka shumë mundësi për mjekim detar dhe zhvillimin e turizmit mjekësor, i cili daton që nga viti 1965.
Ndër qendrat tona më të njohura në bregdetin e Detit të Zi janë ato në vendpushimet Allbena, Shën Konstandini dhe Elena, Zllatni Pjasëci dhe Pomorie, theksoi Profesoresha e Asociuar Grozeva. Për shembull, në sanatoriumin "Banjot Minerale të Burgasit", i hapur në vitin 1954, trajtimi është shumë efektiv, për shkak të ujit mineral, i cili ka një përbërje të jashtëzakonshme, cilësi shumë të mira, temperaturë të përshtatshme dhe mund të përdoret për balneoterapi të jashtme dhe të brendshme për shumë sëmundje. Uji përmban silic, i cili kohët e fundit është përdorur si një terapi kundër plakjes.
Lexoni më shumë për pasurinë e ujërave minerale të Bullgarisë:
Foto: Veneta Nikollova, BTA"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..