Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita ekstreme me një varkë që ndërtuan vetë "Neverest" (ose Mos pushoni kurrë derisa të arrini Everestin tuaj!). Të dy ata ankoruan të dielën vonë në mbrëmje në Svalbard të Norvegjisë, me të cilën përmbushën misionin e tyre të radhës. Ata tashmë mbajnë 10 Rekorde Botërore Guinness. Me këtë kalim ata janë gati të pushtojnë edhe disa rekorde të tjera, njoftoi Nova TV. Stefani dhe Maksimi kanë kaluar ditë të tëra të mbyllur në kabinë, duke pritur që të kalonin katër stuhi. Katër vjet më parë, ata kaluan Oqeanin Atlantik me varkën e tyre.
"Jemi të kënaqur që kemi mundësinë të mbështesim Doc. Ljubomir Kenderov nga Fakulteti Biologjik i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" në hulumtimin e tij për ndryshimet klimatike. Gjatë gjithë lundrimit, ne mblodhëm dhjetëra mostra planktoni nga një thellësi prej 50 metrash. Doc. Kenderov i filloi këto studime në Antarktidë, rreth bazës bullgare në ishullin Livingston, dhe tani po i vazhdojmë në Arktik. Kështu, ne mendojmë se ekspedita jonë nuk është thjesht një aventurë, por kontribuon për shkencën dhe ndoshta për mbrojtjen e mjedisit”, shkroi dyshja në Facebook.
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..