Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet nga shenjtërimi i Katedrales Patrikane “Shën Aleksandër Nevski"

Foto: BTA, arkiv

Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit dhe figure publike bullgare Petko Karavellov, kujton BTA. Me shenjtërimin e tij u shënua edhe 200 vjetori i transferimit të lipsaneve të Shën Aleksandër Nevskit nga qyteti Vlladimir në Shën Petersburg të sapothemeluar (30 gusht 1724). Ato u vendosën në Lavrën e Aleksandër Nevskit të ndërtuar në kujtim të tij.

Tempulli madhështor në zemër të Sofjes ka tre anijata, dhe për këtë arsye shenjtërimi u bë në tri ditë radhazi - 12, 13 dhe 14 shtator 1924. Më 12 shtator 1924, Mitropoliti Maksim i Plovdivit shenjtëroi fronin e altarit kryesor, më 13 shtator 1924, Kryepeshkopi Anastasij i Kishinaut dhe i Hotinit shenjtëroi altarin verior kushtuar Shenjtorëve  Kirill dhe Metodij dhe më 14 shtator 1924 Mitropoliti Stefan i Sofjes shenjtëroi altarin jugor kushtuar Shën Princit Boris Mihaill. Në ceremoninë solemne në kishë ishin të pranishëm delegatë nderi nga shumë vende evropiane.

Lexoni më shumë:

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD