Presidenti Rumen Radev ishte bashkë-pilot në një avion luftarak F-16 të pilotuar nga një pilot italian. Fluturimi demonstrues nga baza ajrore “Graf Ignatievo” zgjati 40 minuta.
“Fluturimi me F-16 më ktheu në vitin 2005, kur me gjeneralin Clark, asokohe kapiten, fluturonim në një avion të tillë. Atëherë unë isha komandant i bazës ajrore “Graf Ignatievo” dhe bashkëpunimi gradual filloi pas pranimit tonë në NATO. ", tha Radev.
Ai kujtoi se falë bashkëpunimit me SHBA-në "ne kemi përvetësuar shumë taktika, teknika dhe procedura moderne, kemi përvetësuar të gjitha kapacitetet e MiG-29 dhe pilotët tanë janë shumë të mirë, si kolegët e tyre amerikanë.
Radev shprehu besimin se me blerjen e F-16 Block 70 do të hiqen një sërë kufizimesh teknike për aviacionin bullgar. “Për të shfrytëzuar kapacitetet e plota të këtij avioni të mrekullueshëm, do të duhet të vazhdojmë bashkëpunimin me pilotët nga baza ajrore “Aviano”, shtoi kreu i shtetit.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..