Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO. Avioni stërvitor L-39 u rrëzua në Bazën Ajrore "Graf Ignatievo" teksa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Dy pilotët nuk kishin kohë reagimi për të bërë katapultë. Ata vdiqën. Një hetim është duke u zhvilluar. U morën masat për lokalizimin e zjarreve dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Rumen Radev mori pjesë si bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një avioni luftarak F-16 në bazën ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Aeroplani stërvitor L-39 është në shërbim në Bullgari që nga viti 1994. Atëherë Bullgaria mori 36 avionë nga Çekosllovakia, dhe në vitin 2014 vetëm 6 prej tyre mbetën të fluturonin. Ata u riparuan në kompleksin industrial ushtarak bullgar, njoftoi BNT.
Në shenjë respekti të pilotëve të rënë, në formacionet e Forcave të Armatosura u shpall zie treditore.
Foto: BTA, Ministria e MbrojtjesTë mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..