Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijues të grafiteve pikturojnë kafshë shtëpiake dhe makina në Sofje

Foto: Organizatorët

Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë ​​në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë organizatorët. Festivali organizohet nga ekipi Sofia Graffiti Tour së bashku me organizatën bamirëse Lucky Hunt Foundation, e cila ndihmon në mënyrë aktive qindra qen të pastrehë, mace, poni, gomarë dhe kafshë të tjera në nevojë. Qasja në ngjarje është falas për të gjithë.

Programi të dielën përfshin një punëtori kreative të udhëhequr nga piktorja Elena Misheva. Ajo do të demonstrojë teknika me bojëra uji me të cilat kushdo që dëshiron do të jetë në gjendje të vizatojë një kafshë të preferuar.

Përveç pikturës tradicionale në mure, këtë vit piktorë të famshëm grafiti do të transformojnë një “Porsche 911” klasike para të pranishmëve.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kapiten legjendar bullgar nis një udhëtim të vetëm rreth botës

Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..

botuar më 25-10-23 9.51.PD

Universiteti i Sofjes merr përsipër presidencën e aleancës “Transform4Europe” për një vit

Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..

botuar më 25-10-23 9.01.PD

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..

botuar më 25-10-22 7.35.MD