Gjatë  natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të  zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në  zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 7°.
Ditën e martë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë nga drejtimi lindje-verilindje, do të jetë e dobët, në zonat lindore deri mesatare nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20° dhe 25°, në Sofje rreth 20°.
Vranësirat do të jenë të theksuara në male dhe vende-vende do të bien reshje të dobëta shiu, në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bie borë e dobët. Në zonat e ulëta do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-verilindja, ndërsa përgjatë kreshtave nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në Detin e Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme, në bregdetin verior do të ketë thyerje më të theksuara. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-25°. Temperatura e ujit të detit është 24°.
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..