Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i jashtëm maqedonas refuzoi një takim me homologun e tij bullgar në Sofje

Presidentja maqedonase Gordana Siljanovska dhe presidenti bullgar Rumen Radev
Foto: BGNES

Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo pune. “Në raste të tilla praktika protokollare nuk parashikon ekzekutimin e himneve, vendosjen e flamujve të tjerë shtetërorë, si dhe të atributeve të tjera protokollare”, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme, raporton BGNES.

Deklarata vjen për shkak të spekulimeve të qeverisë në Shkup se protokolli i takimit të Siljanovskas dhe homologut të saj bullgar Rumen Radev është shkelur për shkak të mungesës së flamurit maqedonas.

E shtyrë nga dëshira për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duke qëndruar konsekuente në politikën e mbështetjes së dialogut të hapur me partnerët nga RSM, pala bullgare u dërgoi ftesa ministrave që e shoqëronin Presidenten Siljanovska Davkova për takime me kolegët e tyre. Fatkeqësisht, ftesa e ministrit të punëve të jashtme, Ivan Kondov, drejtuar ministrit të punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, është refuzuar”, njofton MPJ.

Më shumë hollësi për vizitën e delegacionit maqedonas në Sofje mund të lexoni në postimet e mëposhtme:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD

21 vjet nga tragjedia në lumin Lim me 12 fëmijë të vdekur bullgarë

Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..

botuar më 25-04-04 6.53.MD