Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë kapiteni Danaill Veselinov. Të dy, së bashku me ekuipazhin e anijes, janë te hutët që nga 19 nëntori 2023.
“Ky është një mision humanitar me mbështetjen logjistike të Kombeve të Bashkuara për të parë kapitenin dhe ndihmësin e tij dhe për të mësuar më shumë për situatën. Familjet e tyre nuk i kanë parë prej dhjetë muajsh dhe janë jashtëzakonisht të shqetësuar. Deri më tani asnjë politikan evropian nuk ka mundur të takohet me ta, si dhe me ekuipazhin, në të cilin janë tre shtetas të BE-së (përveç dy bullgarëve, në anije është edhe një shtetas rumun). Takimi me marinarët bullgarë do t'u japë shpresë të afërmve të tyre se ata nuk janë të braktisur dhe procesi i lirimit të tyre është afër”, tha Elena Jonçeva.
Para se të hynte në Parlamentin Evropian, Elena Jonçeva ishte një gazetare që bëri bujë me reportazhet e saj nga pikat më të nxehta të botës, përfshirë konfliktet në Kosovë, Algjeri, Çeçeni, Izrael, Afganistan, Irak, Venezuelë, Kolumbi etj.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..