I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë në konkurse të ndryshme, nga të cilat ka një sërë çmimesh. Bullgarët e njohin edhe nga formatet televizive muzikore “Music Idol” dhe “Zëri i Bullgarisë”, në të cilin ishte finalist. Ai gjithashtu fitoi popullaritet si pjesëmarrës në filmin "Revolucioni Z". Todor Gaxhallov tashmë regjistroi disa këngë në të cilat bëri gjithçka vetë - muzikë, tekst dhe aranzhim.
Kënga e re prej autori e Todor Gaxhallov titullohet "Pa paralajmërim". Ajo u frymëzua nga përvoja e tij personale. Kënga tregon historinë e një njeriu që lufton me frikën e dështimit, me justifikimet dhe zakonin për të shtyrë gjërat e rëndësishme për nesër. Teksti i këngës është për këdo që e ka ndjerë ndonjëherë se koha kalon dhe veprimet qëndrojnë në vend. Me mesazhin e këngës, Todor Gaxhallov dëshiron të kujtojë se nuk ka moment më të mirë për ndryshim se ai që është para nesh.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..