"Ditët e Shisheve të Hapura" do të mbahen nga Vinprom - Trojan nga data 21 deri më 23 shtator. Nisma është në kuadrin e Festivalit Bullgar të Kumbullës, partner tradicional i të cilit është ndërmarrja. Kantina do të hapë dyert për vizitorët e festivalit, të cilët dëshirojnë të njihen me mënyrën se si prodhohet një nga produktet më emblematike të këtij rajoni - rakia e kumbullës. Ata do të jenë në gjendje të shijojnë përzgjedhjet më të mira të rakisë së kumbullave, të shijojnë produkte të ndryshme të kumbullës dhe të mësojnë më shumë rreth procesit të prodhimit. Ekskursionet do të zhvillohen 4 herë në ditë. Për të gjithë vizitorët mbi 18 vjeç përgatiten surpriza të veçanta.
Gjatë festivalit, që mbahet sivjet nga 20 deri më 23 shtator në Trojan dhe në fshatin e afërt Oreshak do të mbahet konkursi për rakinë më të mirë të kumbullës të bërë vetë.
Lexoni më shumë:
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..