Kreu i nderit i DPS-së, Ahmed Dogan, u paraqit në selinë e DPS-së në Sofje për të zhvilluar konsultime për listat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kandidatët për deputetë, njoftoi qendra e shtypit e partisë.“Ahmed Dogan u kthye në shtëpinë e tij, në selinë e DPS-së, i mirëpritur ngrohtësisht nga të rinjtë tanë”, thuhet në mesazh. Themelues dhe ish-kryetarë të qarkut të partisë qëndruan me një deklaratë "prapa liderit Ahmed Dogan dhe DPS-së autentike".
Pas çarjes në Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) muajin e fundit, krahu që mbështet Ahmed Doganin do të dalë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit me koalicionin "Aleanca për të Drejta dhe Liri", ndërsa grupi rreth Deljan Peevskit do të shfrytëzojë emrin "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i ri".
Më shumë mbi pjesëmarrjen e DPS në zgjedhjet e 27 tetorit 2024 mund të lexoni në postimet e mëposhtme:
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të..