Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme dhe të frytshme në vend. “Vetë takimi përcjell mesazhe për thellimin e bashkëpunimit, gatishmërinë për bisedime të hapura dhe afrimin e njerëzve. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të realizohet lidhja infrastruktrore duke u fokusuar mbi Korridorin № 8, i cili është me interes strategjik. Të gjejmë një formë mirëkuptimi, dialogu për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, sepse e kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund dhe kjo do të arrihet me vullnet pozitiv dhe qëllime të mira. Anëtarësimi në BE do të jetë i mirë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Bullgarinë dhe gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Maqedonisë. Gashi uroi edhe zgjedhje të suksesshme dhe paqësore parlamentare në Bullgari, të cilat të sillnin një qeveri stabile që do të punojë për marrëdhëniet bilaterale, njofton BGNES.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit B9, të kryesuar nga Rumania dhe Polonia. Forumi zhvillohet në Bukuresht. Ministri Zaprjanov foli të martën në mbrëmje me homologun e tij..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo pune. “ Në..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj..